Zyrtarët e meteorologjisë marrin pjesë në seminarin për meteorologji, mbajtur në Izrael

Data: 30 Dhjetor 2018
Article Image

Zyrtarët e Departamentit Meteorologjik të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), kanë marrë pjesë në seminarin për paralajmërimet meteorologjike dhe përgjigjet emergjente ndaj ngjarjeve të rrezikshme meteorologjike, mbajtur në Izrael.

Ky seminar është mbajtur si rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të Shërbimit Meteorologjik të Izraelit (IMS), Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Emergjencave të Izraelit (NEMA), Institutit Finlandez të Meteorologjisë (FMI) dhe U.K Met Office.

Pjesë e këtij seminari ishin zyrtarët e meteorologjisë Milazim Haliti dhe Flamur Zhitia . Temat e këtij seminari janë në përputhje me konceptin e shërbimeve të motit publik, ku praktikat e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë luajnë një rol të madh.

Çdo vit, kushtet atmosferike sjellin viktima të shumta dhe dëme të konsiderueshme materiale dhe të infrastrukturës në mbarë botën. Prandaj, për ta rritur sigurinë e popullatës lidhur me katastrofat natyrore duhet jo vetëm të parashikojmë saktë dhe paralajmërojmë me kohë, por gjithashtu duhet të dimë saktë për pasojat që mund ti shkaktoi moti dhe të mobilizohemi për veprim. Kështu, një ndër synimet e këtij kursi ishte që të rritet bashkëpunimi ndërmjet ekspertëve të meteorologjisë dhe ekspertëve të agjencive të mbrojtjes civile.

Seminari i avancuar ka qenë i orientuar kryesisht ne këto dy fusha:

1. Meteorologji – në përgatitjen, lëshimin dhe shpërndarjen e alarmeve, si dhe krijimin e një sistemi paralajmërues.
2. Organizimin dhe veprimin e Autoriteteve të Menaxhimit të Emergjencave që përdorin alarmet meteorologjike për vendimmarrje para dhe gjatë situatave ekstreme të motit.

Integrimi i këtyre institucioneve rritë njohuritë dhe ndërgjegjësimin për çështjet e përbashkëta të moti ekstrem dhe menaxhimin e emergjencave.
Të gjitha këto ndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e sigurisë se qytetarëve dhe ruajtjen e pasurisë.

Seminari ka pasur për qëllim:
• Të diskutohen efektet e mundshme të ngjarjeve ekstreme të motit në sektorë të ndryshëm.
• Të demonstrojë teknika moderne për lëshimin e paralajmërimeve të motit ekstrem, shpërndarjen dhe verifikimin e tyre.
• Të diskutohen mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm kyç në raste emergjencash.
• Të vlerësojë, nëpërmjet studimeve të rasteve, qasjet e ndryshme të autoriteteve emergjente.
• Të ndihmoj në zhvillimin e planeve kontingjente dhe përgatitjen e vendeve për menaxhimin e emergjencave lidhur me motin.
Shtetet pjesëmarrëse në seminar ishin: Argentina, Benin, Chile, Cote D’ivoire, Cyprus, Guatemala, Hungary, Ireland, Kenya, Kosova, Mali, Mexico, Moldova, Papua Neë Guinea, Poland, Romania, Senegal, Spain, Ukraine ku numri i përgjthshëm i pjesëmarrësve ka qenë 23 persona.
Seminari ka ndihmuar në të kuptuarit e ndikimeve të motit ekstrem.

Në avancimin e mënyrës së komunikimit, organizimit dhe marrjes së veprimeve adekuate ne raste te ballafaqimit me mot ekstrem apo katastrofa natyrore.

Të krijohen sisteme moderne të paralajmërimit dhe shpërndarjes se alarmeve meteorologjike.

Për të përshtatur atributet e sistemit të paralajmërimit sipas kërkesave ndërkombëtare dhe kombëtare.

Të kuptojmë rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm në kohë reale me agjencitë e mbrojtjes civile dhe publikun para dhe gjatë një ngjarjeje të motit ekstrem.

Për të krijuar dhe përmirësuar verifikimin dhe vlefshmërinë e alarmeve meteorologjike.
Përfitimi i njohurive të reja më bashkëkohore nga profesor me përvojë të lartë të IMS, FMI, U.K. Met Office etc.
Pjesëmarrja në këtë seminar ishte e një rëndësie të veçantë pasi ndikon në rritjen e aftësive profesionale si ekip dhe na mbanë në trend me vendet tjera dhe kështu duke garantuar një siguri më të lartë në fushën e aviacionit.

Article Image