U mbajtë puntoria në fushën e meteorologjiës e mbështetur nga TAIEX

Data: 13 Prill 2019
Article Image

Më 10-11 Prill, në Prishtinë, u mbajt puntoria regjionale me temën Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë. Kjo puntori është organizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës – AACK dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigimit Ajror – ASHNA, e mbështetur nga TAIEX (Instrument i asistencës teknike dhe shkëmbimit të informaciont në kuadër të Bashkimit Evropian).
Pjesmarrës në këtë puntori ishin edhe nga Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, të cilët patën rastin të ndjekin ligjëratat dhe përvojat nga ekspertët e ftuar nga Italia, Kroacia dhe Rumania, ku në fund të kësaj puntorie, pjesëmarrësit u pajiësn me çertifikata.
Pas përfunditmit të punëotorisë, expertet e TAIEX zhvilluan një vizitë në ambientet e ASHNA-së, ku u njoftuan më për së afërmi me punën dhe kushtet në Departamentin Meteorologjik të ASHNA-së.

Article Image Article Image Article Image Article Image Article Image