Gjatë muajit Korrik 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejtë 1878 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë në të cilën janë realizuar gjithsejtë 1749 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 7.5% apo 129 operime më shumë.
Ndërkaq në periudhën Janar – Korrik 2018 janë realizuar gjithsej 9299 operime komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Korrik 2017, ku janë realizuar 8277 operime, kemi një rritje prej mbi 12%, apo 1022 operime më shumë.