Muaji Shkurt me mbi 15% rritje të operimeve

Data: 2 Mars 2019
Article Image

Gjatë muajit Shkurt 2019, janë realizuar gjithsejt 1086 Operime Komerciale në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ku nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2018, vërehet një rritje prej mbi 15%, apo 143 operime më shumë se sa në Shkurtin e vitit 2018, pasi që në të njëjtin kanë qenë gjithsejt 943 operime.

Ndërkaq Operime Ushtarake dhe Operime Tjera VFR, për periudhën Shkurt 2019, janë realizuar gjithsejt 291 operime, prej tyre 95 kanë qenë Operime Ushtarake ndërkaq 196 kanë qenë Operime VFR.

Nga kjo del se, Operime në total në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, duke përfshirë Operimet Komerciale, Ushtarake dhe VFR për periudhën Shkurt 2019, janë realizuar gjithsejt 1377 Operime.