Eurocontroli çertifikon 20 zyrtar të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”

Data: 21 Mars 2013

Prishtinë, 08 mars – Pas një trajnimi dyjavor i cili është mbajtur në Prishtinë dhe është organizuar nga Instituti për Shërbime të Navigimit Ajror i EUROCONTROL-it (IANS), në bashkëpunim me ANP – Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, 20 punonjës të ANP-së kanë marrë çertifikata nga EUROCONTROL-i, në prgramin e Vlerësimit Preliminar të Sistemeve të Sigurisë.

Kryeshefi Ekzekutiv i ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari” Bahri Nuredini, e vlerësoi lartë çertifikimin e stafit të ANP-së, duke theksuar se ky trajnim do të ndikoj në mënyrë direkte në ofrimin e shërbimeve më të mira në aspektin e cilësisë dhe sigurisë.
“Çertifikimet e tilla përveq që ndikojnë në ofrimin e shërbimeve më cilësore nga ana e ANP-së, janë edhe të detyrueshme pasi që ne jemi në fazën e çertifikimit is Ofrues i Shërbimit të Navigimit Ajror”, theksoi Nuredini.

Sipas Nuredinit, ndër kushtet shumë të rëndësishme që duhet përmbushur për t’u certifikuar si Ofrues i Shërbimeve të Navigimit Ajror është edhe posedimi i një stafi operativ dhe teknik të trajnuar në fushat përkatëse sipas standardeve kombëtare të përcaktuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil që bazohen në kërkesat ndërkombëtare të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO).

Më tej ai potencoi se, e mira e mbajtjes së këtyre trajnimeve në Kosovë nga Eurocontrol-i është se, shpenëzohen shumëfish më pakë mjete dhe trajnohen numër më i madhë i stafit njëherësh.
Nga ana tjetër trajnuesi, Jean-Francois Piriou i cili është Eksperti i Sigurise nga Eurocontroli, u shprehë mjaft i kënaqur me motivin e stafit të cilët kanë marrë pjesë në trajnim dhe theksoi se është shumë i sigurtë se stafi i çertifikuar njohuritë e marra nga ky trajnim do ti zbatojnë me përpikëri edhe në praktikë.

Armend Vërbovci Menaxher i Departamentit për Cilësi dhe Siguri në ANP, i cili u çertifikua nga Eurocontrol-i, theksoi se, “sot kemi përfunduar ciklin e dytë të trajnimeve të ofruara në Kosovë nga Eurocontrol-i në fushën e Vlerësimit Preliminar të Sigurisë së Sistemeve dhe Procedurave të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”. Dobia e vijimit të këtij trajnimi është se, këto trajnime do të mundësojnë që stafi i ANP-së të kryej Vleresimet e Sigurise se Sistemeve dhe Procedurave duke përdorur resurset njërezore vetanake”.

“Kryerja e vlerësimeve të sigurisë mbi të cilat tashmë ANP “Adem Jashari” posedon staf të çertifikuar do të përmbushë kërkesat ligjore që janë konform Legjislacionit Evropian në fushën e aviacionit civil, që rrjedhimisht rezulton në ngritjen e nivelit të sigurisë së ofrimit të shërbimeve aeronautike për të gjithe qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Vërbovci.

Pjesmarrës në këtë trajnim kanë qenë edhe 10 pjestarë nga Tirana përkatësisht nga Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror, kurse në vazhdën e këtyre trajnimeve në muajt e ardhëshëm një pjesë e stafit të ANP-së do t`i mbajë trajnimet në Tiranë, për programin ATSEP.

Article Image