Operimet Komerciale për muajin Janar 2019 në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, kanë shënuar rritje prej mbi 17 %. Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar gjithsejtë 1366 Operime Komerciale apo 200 operime më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në të cilën janë realizuar 1166 operime.
Ndërkaq Operime Ushtarake kanë shënuar rritje prej 7.3%, ku për këtë periudhë janë realizuar gjithsejt 88 Operime Ushtarake, kurse Operime Tjera apo (VFR) janë realizuar gjithsejt 86 operime.
Nga kjo del se, Operime në total në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, duke përfshirë Operimet Komerciale, Ushtarake dhe VFR për periudhën Janar 2019, janë realizuar gjithsejt 1540 Operime.