Delegacioni i Ambasadës së SHBA-së vizitoi ASHNA-në

Data: 13 Shkurt 2018

Një delegacion i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, qëndroi për një vizitë në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), me ç’rast u prit nga Menaxhmenti i ASHNA-së.

Delegacioni i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, i cili ishte në përbërje nga Zyrtari Ekonomik Matthew Briggs si dhe Dren Pozhegu Këshilltari Ekonomik, u njoftua më për së afërmi me punën e ASHNA-së, sukseset dhe sfidat si dhe projektet zhvillimore.

Fokus i këtij takimi ishin projektet e planifikuara në planin afatshkurtër dhe planin afatgjatë të realizimit nga ASHNA, me ç’rast, z. Mathew Briggs, përgëzoi menaxhmentin e ASHNA-së, për përkushtimin në sigurinë e ofrimit të shërbimeve  të navigimit ajror.

Article Image