Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka mbajtur takim me përfaqësuesit e operatorëve të linjave Ajrore, kompani këto të cilat operojnë në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin në mes ASHNA-së dhe kompanive airlines që operojnë në Kosovë, dhe mundësia e rritjes së këtij bashkëpunimi në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore nga ana e ASHNA-së.
Alban Sylaj, Menaxher i Zyrës së Drejtorit të ASHNA-së, i njoftoj përfaqësuesit e kompanive me zhvillimet e fundit në ashnë si dhe me investimet që janë duke u bërë në infrastrukturën e navigimit ajror, me anë të të cilave do të krijohen kushte më të mira për operimin e kompanive ajrore.
Ky takim është i përvjetshëm dhe ka karakter konsultativ, ku me këtë rast pjesë e takimit ishte përfaqësuesja nga kompania Adria Airways, Njomza Emini, e cila njëherit është edhe përfaqësuese e Komitetit të Operatorëve të Linjave Ajrore si dhe Urim Bajrami përfaqësues i kompanisë Turkish Airlines.
Nga ana tjetër, pjesë e këtij takimi nga ASHNA ishin edhe Merita Makolli, Koordinatore për Marrëdhënie me Jasht, Armend Mustafa, Menaxher i Departamentit për Cilësi, Siguri dhe Sigurim si dhe Driton Ujkani, Koordinator për Marrëdhënie me Publikun.