Aprovohet Skema e Kompetencës e njësive të BKPR-së

Data: 21 Dhjetor 2018
Article Image

Gjatë kësaj jave është aprovuar Skema e Kompetencës e njësive të BKPR-së që derivon nga rregullorja e Komisionit (BE) 2015/340, që parashtron kërkesat teknike dhe procedurat administrative në lidhje me licencat dhe certifikatat e kontrollorëve të trafikut ajror në pajtim me Rregulloren (EC) Nr 216/2008 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, Rregullorja (BE) Nr 923/2012 dhe shfuqizimin e Rregullores së Komisionit (BE) Nr.805/2011dhe si e tillë është transpozuar në rregulloren e AACK-së me numër 19/2017.

Me këtë rregullore, kontrollorët e trafikut ajror në Republikën e Kosovës, do të licencohen në përputhje me standardet Europiane dhe shërbimi që ofrojnë ata do të vazhdojë të jetë i nivelit më të lartë siç e kërkojnë rregulloret Europiane në fuqi.
Kjo rregullore do të hyjë në fuqi nga 1 Janar 2019.