ASHNA pjesë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmiut Vajzë

Data: 13 Tetor 2018
Article Image

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, pati nderin dhe kënaqësinë që të jetë pjesë e festimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmiut Vajzë, e cila mbahet çdo 11 Tetor. Festimi i kësaj dite u organizua nga Fondacioni Ipko, në bashkëpunim me UNICEF dhe USAID, me ç`rast realizuan një vizitë në ASHNA me një grup të nxënëseve nga shkolla të ndryshme nga e gjithë Kosova, ku u njoftuan me punën në ASHNA dhe mundësinë që edhe gjinia femërore mund t`i kryej që në të kaluarën nuk kanë pas mundësi ti të kenë qasje. Drejtori i ASHNA-së Bahri Nuredini, në fjalën e rastit, iu drejtua vajzave të cilat ishin për vizitë në ASHNA, duke i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Fëmiut Vajzë dhe i inkurajoj që të luftojnë për qëllimet dhe profesionet të cilat i ëndërrojnë. Me fjalë inkurajuese vajzave iu drejtua edhe Koordinatorja për Marrëdhënie me Jashtë Merita Makolli, e cila është pjesë e ASHNA-së që nga vitit 1999, përkatësisht që nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.