Gjatë muajit Mars, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) janë realizuar gjithsejtë 1257 Operime Komerciale, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 1151 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 10% apo 106 operime më shumë.
Ndërkaq në periudhën Janar – Mars 2019 janë realizuar gjithsej 3709 Operime Komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Mars 2018, ku janë realizuar 3260 operime, kemi një rritje prej rreth 14%, apo 449 operime më shumë.