Rekord i numrit të Operimeve Komerciale për vitin 2018 me rreth 12% më shumë se në 2017

Data: 2 Janar 2019
Article Image

Gjatë vitit 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejtë 16750 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë në të cilën janë realizuar gjithsejtë 14965 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 12% apo 1785 operime më shumë.
Ndërkaq operime në total, duke përfshirë Operimet Komerciale, Operimet Ushtarake dhe VFR, gjatë vitit 2018 janë realizuar gjithsejtë 21026 operime, ku në krahasim me vitin 2017 që janë realizuar në total 20060, vërehet një rritje prej rreth 5%.
Nga ana tjetër, vetëm gjatë muajit dhjetor të këtij viti, janë realizuar gjithsejtë 1387 operime apo rreth 13 % më shumë se periudhën e njëjtë te vitit 2017, në të cilin janë realizuar 1230 Operime Komerciale.

Article Image