Dy zyrtar nga Departamenti Meteorologjik i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), kanë ndjekur trajnimin “Competency Assessment Course” të mbajtur në Met Office College – Exeter të Britanisë së Madhe, organizuar nga Eumetcal në bashkëpunim me UK Met Office.
Trajnimi ka pasur të bëjë me pregatitjen, zhvillimin dhe metodat e testimit të Njohurive të Kompetencës (Competency Assessment) për personelin meteorologjik. Trajnimin në fjalë e kanë ndjekur Muhamet Fazliu nga Divizioni i Vrojtimit dhe Fetah Krasniqi nga Divizioni i Parashikimit, nga data 04 – 06 Dhjetor 2018, ku pjesëmarrës kishte edhe nga vendet e rajonit dhe më gjerë.
Ky trajnim është zhvilluar në hapësirat e UK Met Office College, përmes prezantimeve teorike si dhe përmes ushtrimeve praktike.
Trajnimi do të ketë edhe fazën e dytë “Working Assessment Tools” që pritet të mbahet në Kosovë në Prill 2019, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar tre trajnerë/ligjërues të huaj të spacializuar për këtë fushë.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit janë pajisur me certifikata për pjesëmarrje.