Përfundon me sukses trajnimi për Radar Mode M dhe Mode S

Data: 27 Dhjetor 2018
Article Image

Radari i kontrollit Ajror (MSSR – Monopulse Secondary Surveillance Radar) është një sistem radarik që përdoret në kontrollin e trafikut ajror (ATC – Air Traffic Control), i cili jo vetëm që zbulon, mat pozicionin dhe distancën e fluturakeve, por gjithashtu pranon informata shtesë nga vetë fluturakja siç është identiteti dhe lartësia e saj.

Agjencia e Sherbimeve të Navigimit Ajror i posedon këta Radarë dhe si pjesë e trajnimit profesional te personelit teknik, në pjesën e parë të muajit dhjetor ka kontraktuar instruktorë nga kompania e mirënjohur italiane Leonardo që kanë ardhë për ta trajnuar personelin tonë teknik në mirëmbajtjen dhe rregullimin e Radarëve që janë MSSR Mode-M dhe Mode-S.

Trajnimi ka zgjatur dy javë dhe do të vazhdojë edhe për një javë tjetër në muajin janar 2019.

Trajnimi ka për qëllim aftësimin e personelit tonë teknik që të jetë në gjendje ta rregullojë dhe ta mirëmbajë sistemin radarik MSSR Mode-M dhe MSSR Mode-S. Trajnimi ka përfshirë pjesën teorike si dhe atë praktike. Ky është një sistem i avancuar dhe është mëse i domosdoshëm për Kontrollin e Trafikut Ajror, që mundëson kryerjen me të lehtë dhe më të sigurt të punës nga kontrollorët e trafikut ajror.

Trajnimin e kanë ndjekur gjithsejt pesëmbëdhjetë zyrtarë nga departamenti teknik dhe ky trajnim si i tillë i ka ndihmuar atyre në ngritjen profesionale si edhe në aftësimin e tyre në përputhje me kërkesat rregullative.