Me kërkesë të Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror të Shqipërisë – Albcontrol, dy punonjës të Departamentit Meteorologjik të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), kanë ofruar trajnimin familjarizues “Interpretimi i imazheve satelitore” për personelin e parashikimit të Albcontrol.
Meqenëse DMET disponon me pajisjen, gjegjësisht sistemin satelitor meteorologjik Eumetsat që nga viti 2012, Menaxheri i Departamentit Meteorologjik Sherif Gosalci dhe Parashikuesi Meteorologjik Valmir Mehmeti, kanë mbajtur trajnimin në fjalë në ambientet e Albcontrol pranë Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, nga data 26 – 30 Nëntor. Trajnimi ka qenë i organizuar në dy grupe për personelin parashikues të Albcontrol. Trajnimi është ofruar i kombinuar përmes prezantimeve teorike dhe ushtrimeve praktike si dhe zbatimin në kohë reale të interpretimeve të kanaleve të numërta që ofron sistemi satelitor meteorologjik Eumetsat.
Ky trajnim është mbajt në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të ASHNA-së dhe Albcontrol.
Në fund të trajnimit personeli i parashikimit meteorologjik të Albcontrol është pajisur me çerifikata për pjesëmarrjen në trajnim.