Personeli teknik i ASHNA-së trajnohen për ATSEP

Data: 22 Nëntor 2018
Article Image

Në javën e dytë të muajit Nëntor, ka filluar të mbahet trajnimi për aftësimin e personelit teknik në certifikimin e tyre për Air Traffic Safety Electronic Personnel (ATSEP).

Termi (ATSEP) është shpikur për të përshkruar ata specialistë teknikë që punojnë për të siguruar dhe mbështetur elektronikën dhe softuerin që mundësojnë funksionimin e sistemeve të Aeronautikës – ATS. ATSEP përbëhet nga inxhinierë, teknikë dhe specialistë të pajisjeve kompjuterike, të cilët janë përgjegjës për specifikimin, prokurimin, instalimin, kalibrimin, mirëmbajtjen, testimin dhe certifikimin e sistemeve elektronike tokësore të përdorura për të ndihmuar kontrollin e lëvizjeve të fluturakeve.

Ky trajnim është më se i nevojshëm për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, sepse në këtë kohë kur kemi rritje të kompleksitetit të sistemeve të trafikut ajror, është shumë e rëndësishme të minimizohet rreziku që del nga sistemet teknike dhe atyre inxhinierike dhe të sigurohet funksionimi i tyre i saktë dhe stabil.

Ky trajnim në vendin tonë është duke u mbajtur nga instruktorë të organizatës trajnuese Entry Point North me seli në Suedi. Trajnimi do të zgjas dy javë dhe përfshinë vetëm certifikimin në pjesën bazike. Qysh nga viti i ardhshëm do të vazhdohet me aftësimin e personelit të ASHNA-së edhe në nivelet tjera dhe sikurse edhe kësaj here, ata do të certifikohen me standarde Evropiane dhe ato Botërore nga aspekti i Aviacionit Civil.