Operimet në Tetor, rritje rreth 13%

Data: 1 Nëntor 2018
Article Image

Gjatë muajit Tetor 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejtë 1402 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 1241 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 13% apo 161 operime më shumë.
Ndërkaq në periudhën Janar – Shtator 2018 janë realizuar gjithsej 14162operime komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Shtator 2017, ku janë realizuar 12769 operime, kemi një rritje prej rreth 11%, apo 1393 operime më shumë.

Article Image