Gjatë muajit Shtator 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejtë 1446 Operime Komerciale. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë e në të cilën janë realizuar gjithsejtë 1407 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 3% apo 39 operime më shumë.
Ndërkaq në periudhën Janar – Shtator 2018 janë realizuar gjithsej 12760 operime komerciale, ku nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar Janar – Shtator 2017, ku janë realizuar 11528 operime, kemi një rritje prej rreth 11%, apo 1193 operime më shumë.