Ademi: Qytetarët të udhëtojnë pa brenga të sigurisë

Data: 3 Shkurt 2018
Article Image

Menaxheri i Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Izedin Ademi gjatë emisionit Kontakt në Tribuna Channel tregoi se në kullën e kontrollit është një vend gjithmonë i rezervuar për ushtarakët.

Sipas tij ata kanë pasur që nga fillimi marrëveshje me KFOR-in dhe se asgjë nuk është dicka e re.

Ai mes tjerash tha se këto fluturime janë më të sigurta në rajon.

Madje sipas tij në trajnimet e kohëve të fundit që kanë pasur, e fundit në Ceki, janë përgëzuar vazhdimisht për punën që po bëjnë.

Ai flet edhe për incidentet. Thotë se duke pasur parasysh kohën e gjatë sa këta punojnë, ka pasur raste edhe të incidentëve, por, që sipas tij nuk duhet të ndikoj në uljen e numrit të pasaxherëve.

Ademi tha se këto lajme nuk janë të mira, është qasje destruktive të flitet për dicka që nuk është tha ai.

Bëri thirrje që pasaxherët të udhëtojnë pa brenga të sigurisë, e madje tha se garantojnë që këto fluturime janë më të sigurtat në rajon.