Rreth 600 nxënës vizituan ASHNA-në gjatë vitit 2017

Data: 29 Dhjetor 2017
Article Image

Gjatë vitit 2017, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), me kënaqësi ka mirëpritur vizitat e rreth 600 nxënës të shkollave dhe kopshteve të ndryshme si dhe të moshave të ndryshme.

Viteve të fundit është vërejtur një interesim i shtuar institucioneve arsimore të Republikës së Kosovës, kryesisht kopshteve të fëmijëve, institucioneve parashkollore e po ashtu edhe të shkollave fillore, që ta vizitojnë ASHNA-në si dhe të njihen më për së afërmi me natyrën e punës që zhvillohet në ASHNA.
Departamentet të cilat nxënësit kanë vizituar në ASHNA gjatë kësaj periudhe, kanë qenë varësisht prej moshës së tyre, mirëpo më shumë të interesuar kanë qenë për vizitën në Kullën e ASHNA-së, Departamentin Meteorologjik, si dhe Departamentin e Informatave Aeronautike.
Nxënësve ju është shpjeguar për mënyrën e funksionimit të ASHNA-së, përkatësisht punën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror si dhe mënyra e parashikimit të motit nga Departamenti Meteorologjik.
ASHNA, me kënaqësinë më të madhe mirëpret gjithnjë vizitat nga nxënësit e shkollave apo kopshteve të ndryshme, mirëpo paraprakisht duhet që të dërgohet kërkesë për vizitë në adresën elektronike: [email protected].

Article Image Article Image Article Image Article Image