Rreth 300 nxënës për 6 muaj vizituan ASHNA-në

Data: 1 Qershor 2017
Article Image

Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror e kanë vizituar rreth 300 nxënës të shkollave dhe kopshteve të ndryshme si dhe të moshave të ndryshme.
Departamentet të cilat nxënësit kanë vizituar në ASHNA gjatë kësaj periudhe, kanë qenë varësisht prej moshës së tyre, mirëpo më shumë të interesuar kanë qenë për vizitën në Kullën e ASHNA-së, Departamentin Meteorologjik, si dhe Departamentin e Informatave Aeronautike.
Nxënësve ju është shpjeguar për mënyrën e funksionimit të ASHNA-së, përkatësisht punën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror si dhe mënyra e parashikimit të motit nga Departamenti Meteorologjik.
ASHNA, me kënaqësinë më të madhe mirëpret gjithnjë vizitat nga nxënësit e shkollave apo kopshteve të ndryshme, mirëpo paraprakisht duhet që të dërgohet kërkesë për vizitë në adresën elektronike: [email protected].