Filloi trajnimi në vend të punës për gradimin Vajtje-Ardhje (ang. Approach Rating)

Data: 4 Mars 2020
Article Image

Sot më datë 4 mars 2020 filloi trajnimi në vend të punës (ang. On the Job Training) për studentët kontrollorë të gjeneratës së katërt në gradimin Vajtje – Ardhje (ang. Approach Rating). Studentët kontrollorë kanë përfunduar me sukses trajnimin teorik dhe simulator në CANI – Pragë, ata poashtu kanë përfunduar me sukses nivelin 1 të trajnimit sipas Planit të Trajnimit të Njësisë. Pas përfundimit të suksesshëm të këtyre fazave, tashmë ata kanë filluar trajnimin praktik me instruktorët e tyre në vend të punës.
Me këtë rast, Zëvendës Drejtori për Shërbime Administrative Financiare z. Shpëtim Selmanaj dhe Zëvendës Drejtori për Shërbime Operative z. Valmir Hylenaj iu uruan sukses studentëve kontrollorë në fillimin e kësaj faze të rëndësishme dhe vendimtare të trajnimit të tyre. Ata poashtu falenderuan instruktorët e licencuar të ASHNA për punën e tyre të vyer dhe kontributin që janë duke dhënë në përgatitjen e kësaj gjenerate të re të kontrollorëve të trafikut ajror.

Article Image Article Image